Në Afrikë ka shkuar mbi 121 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Coronavirusi, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin afrikan është rritur në 4.562.553.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.085.786, ndërsa numri i vdekjeve në 121.111.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.
Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorësh deri më tani janë administruar rreth 16 milionë doza të vaksinës. /Insajderi.com