Mbi 123 milionë persona të prekur nga Coronavirusi në mbarë botën

Mbi 123 milionë persona të prekur nga Coronavirusi në mbarë botën

Numri i të prekurve nga Coronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 123 milionë, transmeton Insajderi.

Gjithsej 123.002.916 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 30.425.787 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili me 11.877.009 raste, India me 11.555.284, Rusia me 4.447.570, Britania me 4.285.684, Franca me 4.181.607, Italia me 3.332.418, Spanja me 3.212.332, Turqia me 2.971.633, Gjermania me 2.645.186, Kolumbia me 2.324.426, Argjentina 2.234.913, Meksika 2.187.910, Polonia 2.036.700, Irani 1.786.265, Afrika e Jugut 1.535.423, Ukraina 1.535.218, Çekia 1.459.406, Indonezia 1.455.788, Peruja 1.451.645 dhe Holanda me 1.186.987 raste.

Deri më tani, nga COVID-19 kanë vdekur 2.715.361 persona, ndërsa 99.131.550 janë shëruar.

Aktualisht, në botë ka 21.066.464 raste aktive me virusin. /Insajderi.com