Burra të armatosur kanë vrarë mbi 132 njerëz në një fshati në veri të Burkina Fasos në perëndim të Afrikës, transmeton Insajderi.
Qeveria e këtij vendi ka thënë se ky është sulmi më i keq i vendit në këto vitet e fundit.
“Shtëpi dhe një treg lokal janë djegur gjatë sulmit brenda natës në Solhan” raporton ‘BBC’.
Sipas kësaj media, asnjë grup nuk ka marr përgjegjësi për këtë ndodhi por “sulmet islamike janë gjithnjë e më të zakonshme në vend”, veçanërisht në rajonet kufitare.
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres , ka thënë se është “ i zemëruar” nga incidenti dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet ta dyfishojë mbështetjen në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm.
“Antonio Guterres e dënon sulmin e neveritshëm dhe nënvizon nevojën urgjente që bashkësia ndërkombëtare të dyfishojë mbështetjen për vendet anëtare në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe taksave të tij të papranueshme njerëzore,” tha zëdhënësi i tij.
Presidenti i Burkinës, Roch Kabore, ka shpallur tre ditë zie kombëtare në nderim të viktimave./Insajderi.com