Mbi 150 milionë persona të infektuar me COVID-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë

Mbi 150 milionë persona të infektuar me COVID-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë

Numri i rasteve të Coronavirusit në mbarë botën ka shkuar mbi 150 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 150.034.213 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 32.957.255 raste.

Pas SHBA-së radhiten India 18.368.096, Brazili me 14.446.541 raste, Franca 5.565.852, Rusia 4.787.273, Turqia 4.751.026, Britania e Madhe 4.411.797, Italia 3.994.894, Spanja 3.504.799, Gjermania 3.351.474, Argjentina 2.905.172, Kolumbia 2.804.881, Polonia 2.776.927, Irani 2.459.906, Meksika 2.333.126, Ukraina 2.047.838, Peruja 1.775.062, Indonezia 1.657.035, Çekia 1.626.033, Afrika e Jugut 1.577.200, Holanda 1.481.323 dhe Kili 1.184.271 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jetën 3.158.322 persona, ndërsa 127.546.239 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht, në botë ka 19.329.652 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim. /Insajderi.com