Tashmë kanë kaluar një javë pasi përmbytjet e rënda kanë goditur Evropën Perëndimore, duke shkatërruar Gjermaninë, Belgjikën dhe Holandën.
Autoritetet gjermanë kanë thënë të enjten së dyshojnë së 158 njerëz janë ende të zhdukur dhe mund të mos gjenden nga vërshimet që kanë përfshirë Gjermaninë, transmeton Insajdseri.
Numri i të vdekurve nga përmbytjet është rritur në të paktën 205 në të gjithë kontinentin, ndërsa gjithsej të paktën 176 njerëz mbeten të zhdukur.
Belgjika ka 32 të vdekur dhe 18 të zhdukur, sipas qendrës së saj kombëtare të krizës.
Në Gjermani, vendi më i goditur, qytete të tëra u përmbytën nga uji, ndërsa linjat e trenave dhe rrugët u morën nga përmbytjet, duke marrë të paktën 173 jetë, raporton ‘CNN’.
Organizata federale e ndihmës për katastrofat e Gjermanisë tha se nuk kishte shumë gjasa që të gjendeshin të mbijetuar më shumë.
Shërbimet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkimet nëpër qytete të shkatërruara shkaku i përmbytjeve .
Shërbimi i motit gjerman një javë më parë njoftoi se Gjermania “nuk kishte parë kaq shumë reshje në 100 vjetët e fundit”./Insajderi.com