Mbi 2 mijë viktima të reja nga Coronavirusi në SHBA

Mbi 2 mijë viktima të reja nga Coronavirusi në SHBA

2.814 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar shifra rekorde sa i takon vdekjeve.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 249.709 raste të reja pozitive me Coronavirus.

SHBA-ja tani ka në total 17.4 milionë raste pozitive dhe 313.000 të vdekur, raporton BBC.

Së fundmi, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve ka aprovuar Modernan, si vaksina e dytë anti-Covid./Insajderi.com