Që nga fillimi i pandemisë, 2 milionë e 168 mijë e 727 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në botë, transmeton Insajderi.
100 milionë e 893 mijë e 563 persona janë regjistruar si të infektuar me këtë virus, ndërsa 72 milionë e 937 mijë e 372 janë shëruar nga ai.
Sipas faqes botërore të statistikave, Worldometers.info, Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve pozitive me gjithsej 26 milionë e 11 mijë e 22 raste dhe 435 mijë e 452 viktima, pastaj India me 10 milionë e 690 mijë e 279 të infektuar dhe 153 mijë e 751 viktima dhe Brazili me 8 milionë e 936 mijë e 590 raste dhe 218 mijë e 918 viktima.
Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive të infeksionit është 58 mijë e 687 raste nga 223 mijë e 505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 471 raste të vdekjes./Insajderi.com