Numri i rasteve me Coronavirusin në kontinentin e Afrikës ka arritur në 3.300.945, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 79.736 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Afrikë.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 2.718.039.
Numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt. /Insajderi.com