Mbi 3.3 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë

Mbi 3.3 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë

Numri i të vdekurve nga Coronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 3,3 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 3.306.723 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën.

Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me 595.812 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 422.418, India me 246.146, Meksika 218.985, Britania 127.605, Italia 122.833, Rusia 113.326, Franca 106.392, Gjermania me 85.321 dhe Spanja me 78.792 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkaq, në Turqi, deri më tani janë regjistruar 43.079 viktima.

Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në mbi 200 shtete dhe rajone. Deri më tani, janë regjistruar 158.969.062 të infektuar, ndërsa prej tyre 136.510.827 e kanë fituar betejën kundër virusit.

Raste aktive në mbarë botën aktualisht janë 19.151.512. /Insajderi.com