Mbi 30 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Afganistan

Mbi 30 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Afganistan

Një sulm vetëvrasës në xhaminë më të madhe shiite në qytetin jugor afgan të Kandahar vrau 32 vetë dhe plagosi të paktën 68 të tjerë, tha të Premten Agjencia e Lajmeve Bakhtar në pronësi të qeverisë, transmeton Insajderi.com.

Është java e dytë që sulmi ka vënë në shënjestër lutjet e së Premtes në një xhami shiite. Shumica e afganëve praktikojnë islamin sunit.

“Zyrtarët e Emiratit Islamik të Afganistanit në Kandahar kanë thënë se, 32 persona humbën jetën dhe më shumë se 68 të tjerë u plagosën pasi tre shpërthime të njëpasnjëshme ndodhën brenda xhamisë Imam Bargah (Shia) në Qarkun e parë Policor të qytetit Kandahar këtë pasdite,” thuhet në njoftimin e agjencisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë namazit të së premtes

Grupi terrorist ISIS-K mori përgjegjësinë për sulmin, sipas një deklarate të lëshuar nga krahu mediatik i grupit, Amaq.

Deklarata e Amaq pohoi se dy “luftëtarët e Shtetit Islamik”, Anas al-Khrasani dhe Abu Ali Al-Blushi, hynë përmes portës së sigurisë së xhamisë pasi vranë rojet dhe shpërthyen mes besimtarëve.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

ISIS-K gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës më 8 tetor në një xhami shiite në qytetin verior të Afganistanit, Kunduz, që vrau 46 persona, si dhe për një sulm tjetër disa ditë më parë në një xhami në qendër të Kabulit.

“Terrorizmi vazhdon në Afganistan me të paktën 30 të vrarë, shumë të tjerë të plagosur, në sulmin vetëvrasës në xhaminë më të madhe shiite të Kandahar,” tha Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan (UNAMA) për sulmin e së premtes./Insajderi.com