Mbi 300 artistë nënshkruajnë letrën e hapur për të mbështetur stafin e galerive Tate
Insajderi
Një letër e hapur e cila mbështet punëtorët e Tate, është duke kërkuar nga organizata të përdorë 10% nga 7 milion funtat e marra nga qeveria për të shpëtuar punëtorët që rrezikojnë të mbesin pa punë, është nënshkruar nga 300 artistë.
Punëtorët e “Tate Enterprises” të cilët punojnë në dyqanet e librave dhe kafenet, janë duke u përballur me një restrukturim të punëtorëve, të cilat do të rezultojnë në humbjen e 313 vendeve të punës në mes të pandemisë dhe krizës ekonomike”, thotë letra, e nënshkruar nga fituesi i Turner për vitin 2008 Mark Leckey, si the fituesit e katër viteve të fundit.
“Kjo pavarësisht lajmërimit të qeverisë që do të sigurojë 1.5 miliard funta për këtë sekstor, nga i cili Tate do të marrë 7 milion.”/Insajderi.com