
Numri i rasteve me Coronavirus në Afrikë shkoi mbi 4.6 milionë, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometers” ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 bëhet e ditur se numri i viktimave si pasojë e COVID-19 u rrit në 123.554.
Ndërkohë numri i rasteve me COVID-19 shkoi në 4.636.622 dhe numri i të shëruarve në 4.166.734
Në kontinent numri më i madh i rasteve u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugout, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.
Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u shënua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.
Afrika me një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorë deri më tani ka aplikuar 19.1 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19. /Insajderi.com