Mbi 492 mijë viktima në SHBA që nga fillimi i pandemisë

Mbi 492 mijë viktima në SHBA që nga fillimi i pandemisë

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në SHBA ka tejkaluar 492 mijë, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 103.028, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.108.584.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 18,41 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 332,13 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,45 milionë raste të konfirmuara. Po ashtu, Kalifornia tejkaloi New York-un për nga numri i vdekjeve dhe tani radhitet e para me 46.379 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,89 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,76 milionë. /Insajderi.com