
Më pak se 10 euro do t’i kenë më shumë në xhirollogari bankare 5 mijë e 779 qytetarë që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve pensionale.
Fondi i Kursimeve Pensionale ka publikuar statistikat që tregojnë kategoritë e atyre që aplikuan.
Nëpër rrjete sociale shumë qytetarë kanë publikuar bilancin e tyre të kursimeve. Kishte prej tyre që s’kishin më shumë se 1 euro.
Por, ka plotë nga ata fajin e hedhin në drejtim të “shefave”. Thonë se nuk paguan kursimet pensionale për punëtoret sipas dispozitave ligjore. /Insajderi.com