Mbi 53 milionë persona të infektuar m Covid-19 në të gjithë botën

Mbi 53 milionë persona të infektuar m Covid-19 në të gjithë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 53 milionë, transmeton Insajderi.

Gjithsej 53.002.176 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 10.839.269 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8.727.900), Brazili (5.779.383) raste, Franca (1.898.710), Rusia (1.858.568), Spanja (1.484.868), Britania (1.290.195), Argjentina (1.273.356), Kolumbia (1.165.326) dhe Italia (1.066.401).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,29 milionë njerëz, kurse mbi 36,9 milionë janë shëruar. /Insajderi.com