Numri i të shëruarve nga Coronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 63 milionë, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 63.066.568 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.
Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (12.983.352), Indi (10.016.163), Brazil (7.036.530) dhe Rusi (2.685.723) ndërsa më pas radhiten Kolumbi (1.569.578), Itali (1.556.356), Argjentina (1.474.048), Gjermani (1.451.000), Britani (1.345.824), Meksikë (1.113.137), Poloni (1.087.744) dhe Iran (1.040.521).
Në Turqi, numri i të shëruarve deri me 6 janar ka arritur në 2.164.040.
Ndërkohë në mbarë botën janë 22.586.762 persona të cilët ende janë në trajtim.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 87.541.743 njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1.888.413 të vdekur. /Insajderi.com