Mbi 67 milionë të infektuar në botë me COVID-19

Mbi 67 milionë të infektuar në botë me COVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 67 milionë, numri i personave që kanë humbur jetën ka tejkaluar 1,5 milionë ndërsa janë shëruar mbi 46,3 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 67.004.514 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 14.985.142 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.653.578), Brazili (6.577.177), Rusia (2.460.770), Franca (2.281.475), Italia (1.709.991), Britania e Madhe (1.705.971), Spanja (1.699.145), Argjentina (1.459.832) dhe Kolumbia (1.362.249). /Insajderi.com