Mbi 75 mijë persona e kanë humbur jetën nga Coronavirusi që nga fillimi i pandemisë

Mbi 75 mijë persona e kanë humbur jetën nga Coronavirusi që nga fillimi i pandemisë

Në Gjermani, shkon mbi 75 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), 15.813 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 2.690.523.

Gjithashtu me 248 vdekjet e reja, numri gjithsej i viktimave është rritur në 75.212, ndërkohë që numri i të shëruarve ka rritur në 2.445.300.

Në valën e tretë të pandemisë në Gjermani vazhdon të rritet shifra e rasteve të reja ditore.

Teksa me 10 mars në vend u shënuan 9.146 raste, bëhet e ditur se kjo shifër më 17 mars arriti në 13.435 raste.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi më 22 mars që zhvilloi nëpërmjet video konferencës me kryeministrat e rajoneve njoftoi zgjatjen deri më 18 prill të afatit të masave i cili ishte i vlefshëm deri më 28 mars me arsyetimin rritjen e numrit të rasteve të reja në vend, kryesisht të llojeve COVID-19 që kanë pësuar mutacione. /Insajderi.com