Mbi 80 të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, Merkel premton mbështetje për familjet e prekura

Mbi 80 të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, Merkel premton mbështetje për familjet e prekura

Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur në Gjermani pas përmbytjeve më të rënda ndër dekada. Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka premtuar mbështetje të plotë për viktimat e këtyre përmbytjeve, transmeton Insajderi.

Reshjet në Evropën perëndimore bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkatërruar rajonin.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, raporton “BBC”.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, por lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

Duke folur gjatë një takimi me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Uashington, Merkel shprehu “ngushëllimet e saj më të thella” për të gjithë ata që kishin humbur të dashurit e tyre pas “një dite shqetësimi dhe dëshpërimi”.

“Kam frikë se do të shohim vetëm shtrirjen e plotë të kësaj tragjedie vetëm në ditët në vijim,” tha Merkel.

Ajo gjithashtu premtoi mbështetjen e qeverisë me përpjekjet e shpëtimit dhe me rindërtimin, duke i thënë popullit gjerman se qeveria “nuk do t’ju lërë vetëm në këtë orë të vështirë dhe të tmerrshme”. /Insajderi.com