Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në 82.893 numri i vdekjeve nga Coronavirusi, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.381.034.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 2.821.948.
Shifra më e madhe e rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt. /Insajderi.com