
Numri i rasteve të të infektuarve me Coronavirusin në kontinentin e Afrikës ka arritur në 3.701.290, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, bilanci i të vdekurve nga virusi në Afrikë ka shkuar në 95.648.
Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 3.220.115 persona.
Numri i më i madh i rasteve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi. /Insajderi.com