Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 96 mijë numri i viktimave nga Coronavirusi, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.712.855.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.234.247 dhe numri i vdekjeve në 96.350.
Shifra më e madhe e rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi.
Deri më tani në Afrikën Subhariane vaksinimi masiv ka filluar vetëm në Sejshelle dhe Mauritius, ndërkohë vendet që kanë filluar vaksinimin në Afrikën e Veriut janë Maroku, Algjeria dhe Egjipti.
Për arritjen e imunitetit masiv në kontinent synohet që të vaksinohet 60 për qind e 1,3 miliardë njerëzve. /Insajderi.com