Numri i të prekurve nga Coronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 96 milionë, transmeton Insajderi.
Gjithsej 96.010.036 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 24.626.376 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India me 10.582.647 raste, Brazili me 8.512.238, Rusia 3.591.066, Britania 3.433.494, Franca 2.914.725, Turqia 2.392.963, Italia 2.390.10, Spanja 2.336.451, Gjermania 2.059.314, Kolumbia 1.923.132, Argjentina 1.807.428, Meksika 1.649.502, Polonia 1.438.914, Afrika e Jugut 1.346.936, Irani 1.336.217, Ukraina 1.163.716 dhe Peruja me 1.068.802 raste.
Në gjithë botën, mbi dy milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa rreth 68,5 milionë janë shëruar. /Insajderi.com