Numri i rasteve me Coronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi katër milionë, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.003.000 persona.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.565.569 ndërsa numri i vdekjeve në 106.280.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Nigeri.
Në kontinent vaksinimi masiv ka filluar në Afrikën e Jugut, Sengal, Egjipt, Algjeri, Ruandë, Marok, Bregu i Fildishtë, Sejshele, Mozambik, Gana, Mauritius, Guinenë Ekuatoriale, Keni, Zimbabve. /Insajderi.com