Mbi katër milionë persona të infektuar me Coronavirus në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Mbi katër milionë persona të infektuar me Coronavirus në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Në Afrikë numri i rasteve me Coronavirus shkoi në mbi katër milionë e 682 mijë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, ku azhurnohen të dhënat rreth pandemisë COVID-19, bëhet e ditur se numri i viktimave në kontinentin afrikan ka arritur në 125.067.

Numri i rasteve shkoi në 4.682.231, kurse numri i të shëruarve u rrit në 4.216.844.

Në kontinent numri më i madh i rasteve u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.

Ndërkaq, numri më i madh i viktimave nga ky virus u shënua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi. /Insajderi.com