
Numri i rasteve me Coronavirus në kontinentin e Afrikës ka arritur në katër milionë e 51 mijë, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i viktimave në gjithë kontinentin është rritur në 107.509.
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë kontinentin arrin në 3.618.536.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Nigeri. Ndërkohë më shumë vdekje janë regjistruar në Afrikën e Jugut dhe Egjipt.
Në kontinent vaksinimi masiv kundër virusit ka filluar në Afrikën e Jugut, Sudan, Angolë, Senegal, Egjipt, Algjeri, Ugandë, Togo, Ruandë, Marok, Bregu i Fildishtë, Sejshelle, Mozambik, Ganë, Mauritius, Guinenë Ekuatoriale, Malavi, Kenia dhe Zimbabve. /Insajderi.com