Mbi katër milionë persona të infektuar nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Mbi katër milionë persona të infektuar nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Në Afrikë ka shkuar në mbi 110 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Coronavirusi, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.158.292.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.717.636, ndërsa numri i vdekjeve në gjithsej 110.748.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Nigeri. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Në kontinentin afrikan ka filluar vaksinimi masiv kundër virusit në mbi 30 vende. /Insajderi.com