Në Afrikë numri i viktimave si pasojë e Coronavirusit u rrit në 120.738, transmeton Insajderi.
Sipas faqes “Worldometers” ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 në kontinentin afrikan janë zbuluar gjithsej 4.551.995 raste me COVID-19.
Ndërsa numri i viktimave shkoi në 120.738 dhe numri i të shëruarve shkoi në 4.070.424.
Në kontinent më së shumti raste janë zbuluar janë Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.
Kurse numri më i madh i viktimave është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt. Afrika me një popullsi rreth 1,3 miliardë banorë ka aplikuar më shumë se 15 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19. /Insajderi.com