
Gjermania ka regjistruar pesë mijë e 11 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe, 34 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.
Numri i viktimave në Gjermani që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 71 mijë e 934, ndërsa i të infektuarve në dy milionë e 505 mijë e 193.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Instituti gjerman për sëmundje infektive, Robert Koch./Insajderi.com