Tre mijë e 483 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton insajderi.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 162 mijë e 601 raste të reja të infeksionit, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani SHBA-ja ka regjistruar 25 milionë e 929 mijë e 282 raste pozitive me COVID-19 dhe 436 mijë e 678 viktima, shkruan CNN.
Në total përfshihen raste nga 50 shtete, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara./Insajderi.com