Numri i rasteve të konfirmuara me Koronavirus në kontinentin e Afrikës është rritur në 3.037.007, transmeton Insajderi.
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, në gjithë kontinentin si pasojë e virusit kanë humbur jetën 72.216 njerëz.
Ndërkohë, numri i të shëruarve ka arritur në 2.461.292.
Numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt. /Insajderi.com