Mbretëresha e Anglisë ndanë fotografinë e preferuar me Princin Philip

Mbretëresha e Anglisë ndanë fotografinë e preferuar me Princin Philip

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, ka ndarë një nga fotografitë e preferuara me burrin e saj tashmë të ndjerë, Princin Philip, trasmeton Insajderi.

Çifti mbretëror janë fotografuar duke u relaksuar në një fushë me bar në Aberdeenshire.

Nga Familja Mbretërore me anë të një postimi në rrjetin social Instagram thuhet se kjo fotografi ishte realizuar në vitin 2003 në majën Coyles of Muick në Skotlandë, fotografja është Kontesha e Wessex, Sophie.

Këtë fotografi Mbretëresha e ka ndarë në ditën e varrimit të Princit Philip.

Mbretëresha dhe familja mbretërore ka falënderuar të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe ngushëlluese për vdekjen e Princit Philip.

“Madhëria e saj dhe familja Mbretërore janë falënderues për të gjitha mesazhet e ngushëllimeve nga e gjithë bota, jemi të prekur sa shumë kemi parë dhe dëgjuar që njerëzit kanë ndarë kujtimet e tyre për Dukën”, thuhet në njoftimin e familjes Mbretërore./Insajderi.com