Biden do të takohet me mbretëresha Elizabeta

Biden do të takohet me mbretëresha Elizabeta

Mbretëresha Elizabeth II do të presë në takim presidentin amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e parë Jill Biden në Kështjellën Windsor, përcjell Insajderi.

95 vjeçarja britanike bëri të ditur të enjten nga Pallati Buckingham, se presidenti dhe zonja e parë pritej të vizitonin Windsor, Angli, të Dielën, 13 qershor.

Gjatë 70 vjetorit të mbretëreshës në fron është takuar me shumë presidentë amerikanë,  ajo kishte pritur edhe presidentin, Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump si dhe Presidentin Barack Obama dhe Zonjën e Parë Michelle Obama.

Ndërsa, kjo do të jetë vizita e parë personale mes Biden dhe mbretëreshës së Anglisë që kur Biden erdhi në pushtet /Insajderi.com