Mbretëresha Britanike Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj Princi Philip do të marrin vaksinën e Coronavirusit brenda disa javësh, shkruan The News, transmeton Insajderi.
Mbretëresha 94 vjeçare dhe Princi Philip 99 vjeçar pritet të pranojnë ofertën e vaksinës me këshillën e mjekëve të tyre.
Sipas raporteve, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, të cilët aktualisht po qëndrojnë në Kështjellën Windsor, janë në grupin e parë të identifikuar për vaksinimin.
Sidoqoftë, Daily Mail duke cituar burime, raportoi se monarkët nuk do të marrin trajtim preferencial, por përkundrazi ‘presin në radhë’ gjatë valës së parë të injeksioneve të rezervuara për njerëzit mbi moshën 80 vjeçare dhe banorët e shtëpive të kujdesit.
Ndërkohë, Mbretëresha do të festojë Krishtlindjen në Kështjellën Windsor për herë të parë në 32 vjet. /Insajderi.com