Mbrojtësi argjentinas Marcos Rojo transferohet te Boca Juniors nga Manchester United

Mbrojtësi argjentinas Marcos Rojo transferohet te Boca Juniors nga Manchester United

Tashmë është zyrtare, Marcos Rojo nga Manchester United është transferuar te gjigandi argjentinas Boca Juniors, njofton Insajderi.

“Djajtë e kuq”, komunikojnë se mbrojtësi argjentinas është larguar tek skuadra e madhe argjentinase. Rojo i cili ishte i huazuar tek klubi i Estudiantes, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e skuadrës nga “Old Trafford” në nëntor të vitit 2019.

Lajmin e transferimit të mbrojtësit 30 vjeçar tek kampionët e Argjentinës, e ka publikuar edhe Boca Junios, e cila i uron mirëseardhjen, nga ku do të veshë dhe fanellën me numër “6”. /Insajderi.com