Mbrojtësi grek: Presim fitore ndaj Kosovës

Mbrojtësi grek: Presim fitore ndaj Kosovës

Mbrojtësi grek 24 vjeçar, Dimitris Giannoulis, në konferencën për shtyp të organizuar në Prishtinë, tha se presin fitore në sfidën e nesërme përballë Kosovës, transmeton Insajderi.

“Jemi të gjithnjë të gatshëm, pa marrë parasysh rezultatin e lojës së parë. Nuk ndjejmë ndonjë lloj presioni sepse kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, na ka munguar vetëm pasimi i fundit. Në ndeshjen e nesërme presim fitore dhe do të rregullohet çështja e fitores. Ne jemi të përgatitur të luajmë në secilën ndeshje ndaj secilit lojtarë. Ne e dimë se Kosova ka futbollistë të mirë. Ne do të mundohemi të luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme”, tha mbrojtësi grek.

Mbrojtja është një nga repartet më të hendikepuara tek kombëtarja e Greqisë, pas mungesave të Manolas dhe Tismikas/Insajderi.com