Mbrojtësi holandez i Liverpool humb Kampionatin Europian shkaku i lëndimit

Mbrojtësi holandez i Liverpool humb Kampionatin Europian shkaku i lëndimit

Futbollisti holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk, për shkak të lëndimit nuk do të mund të luaj në Kampionatin Evropian (EURO 2020), njofton Insajderi.

Për shkak të lëndimit është jashtë fushës që nga muaji tetor i vitit të kaluar, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas klubit, 29-vjeçari është duke punuar me përkushtim për t’u kthyer.

Van Dijk tha se ndihet keq që nuk do të jetë pjesë e EURO 2020. “Dëshiroj t’i ndihmojë vendit tim dhe shokëve të mi, por duhet të duroj edhe pak. Mendoj se është gjë e saktë që të përgatitem për sezonin e ri”, tha ai.

Futbollisti holandez këtë sezon luajti vetëm në 8 ndeshje me Liverpoolin. /Insajderi.com