
Viti 2021 ka filluar, dhe në shtëpinë e Fiorentinës ka ende një çështje pezull. Bëhet fjalë për mbrojtësin serb të klubit ‘vjollcë’ Nikola Milenkoviç, njofton Insajderi.
Mbrojtësit serb i skadon kontrata në vitin 2022 dhe deri në ditët e sotme tentativat për rinovimin me klubin e presidentit Roco Komiso kanë dështuar.
Në pritje qendrojnë Inter dhe Milan, ku dy klubet milaneze e vlerësojnë shumë serbin por çmimi i tij prej 40 milionë eurosh janë cilësuar si shumë për arkat e të dyjave klubet. /Insajderi.com