Mbrojtësi i Real Madrid infektohet me COVID-19, mungesë e madhe para sfidës ndaj Liverpool në Champions League

Mbrojtësi i Real Madrid infektohet me COVID-19, mungesë e madhe para sfidës ndaj Liverpool në Champions League

Lajm i keq për teknikun francez të madrilenëve, Zinedine Zidane, përpara fillimit të sfidës ndaj anglezëve të Liverpool, në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Champions League, njofton Insajderi.

Raphael Varane është infektuar me Coronavirus. Mbrojtësi francez i është nënshtruar testeve me tampon sot në mëngjes dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke humbur kështu një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit të klubit mbretëror.

Këtë lajm e ka publikuar vetë Reali i Madridit me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË REALIT TË MADRIDIT –

“Real Madrid komunikon se, lojtari ynë Raphael Varane ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas kryerjes së testeve me tampon mëngjesin e sotëm”.

/Insajderi.com