Ashraf Lazaar është lojtari i ri inga Premier League angleze, Watford. Mbrojtësi maroken i cili prishi kontratën me klubin Newcastle United, u kërkua edhe nga Milani por pa u përfunduar me sukses ky transferim në miniafatin kalimtar të janarit, pasi nuk kishin marrëveshje me drejtuesit ‘kuqezi’, njofton Insajderi.
Lazaar mbetet ende në ishull dhe firmos një kontratë gjashtë mujore me klubin e Watford-it me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2022.
Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi anglez me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj në Twitter. /Insajderi.com