Lajme të mira te Juventusi, një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Napolin në kampionat. Pas rasteve të fundit me Coronavirus, tashmë Pirlo mund të llogarisë në një qendërmbrojtës, njofton Insajderi.
Mbrojtësi, Merih Demiral, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit një javë më parë, ditën e sotme ka rezultuar negativ. Pas tamponit të bërë së fundmi, mbrojtësi turk zbuloi se virusi është larguar nga trupi i tij dhe ai është gati për të zbritur në fushë.
Sigurisht që Pirlo nuk mund ta mendojë titullar për ndeshjen e nesërme, për shkak se është jashtë fushave prej një jave, por në rast se prania e tij gjatë ndeshjes është e domosdoshme, atëherë mund ta hedhë në fushë. /Insajderi.com