
Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve gjysmëfinale në Europa League, ku United e gjen veten në disavantazh ndaj Romës, ndërsa në takimin tjetër panjollët e shohin veten në avantazh ndaj Arsenalit, njofton Insajderi.
Roma ka përmbysur rezultatin që në pjesën e parë, pasi gjendej në disavntazh me golin e shënuar nga Fernandes në minutën e nëntë, teksa përmbysën rezultatin italianët me Pellegrini nga pika e bardhë (15’) dhe Dzeko në minutën e 34-të.
Në takimin tjetër, Arsenal po pëson disfatë nga Villarreal me shifrat 2:0, ndërsa golat për spanjollët u shënuan nga Trigueros (5’) dhe Albiol në të 29-tën minutë. /Insajderi.com