Mbyllen pjesët e para në sfidat gjysmëfinale të Europa League

Mbyllen pjesët e para në sfidat gjysmëfinale të Europa League

Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave gjysmëfinale në Europa League, ku pas rezultateve aktuale, United dhe Villarreal janë finalistët e sivjetmë, njofton Insajderi.

Në sfidën e zhvilluar në Londër, Arsenal dhe Villarreal po luajnë baras 0:0, teksa ky rezultat favorizon spanjollët, për arsye se sfidën e parë e kanë fituar me shifrat 2:1.

Në ndeshjen tjetër, Roma po pëson humbje në shtëpi nga Manchester United me rezultat 0:1, ndërsa autori i golit është Cavani i cili shënoi në minutën e 39-të. Duke se United me një këmbë ndodhet në finale, pasi edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Manchester e ka fituar. /Insajderi.com