Po luhen katër sfidat çerekfinale të Europa League, ndërsa pas pjesës së parë, në tre takime ka gola, teksa në një të vetëm është mbyllur pjesa e parë pa rrjeta të paprekura, njofton Insajderi.
Sfida e vetme që është mbyllur pa gola fraksioni i parë i ndeshjes, është ajo që po zhvillohet në “Emirates”, ku Arsenali nikoqir dhe Slavia e Pragës nuk kanë shënuar asnjëra.
Ajax pas pjesës së parë ndodhet në epërsi minimale ndaj Romës me golin e shënuar nga Klassen (39’).
Villarreal gjithashtu ndodhet në epërsi ndaj Dinamos së Zagrebit në Kroaci, me një gol të shënuar nga pika e bardhë nga Moreno (42’).
Ndërsa në sfida e fundit që ka gol, është ajo mes Granadës dhe Manchester United, ku po avancojnë anglezët me golin e shënuar nga Rashford (31’). /Insajderi.com