Zbulohen edhe shtatë skuadrat e tjera që kualifikohen për raundin e 1/8-ave të Ligës së Europës. Arsenal, Ajax, Villarreal, Shakhtar Donetsk, Molde, Rangers dhe Granada prenë zyrtarisht biletën për fazën pasardhëse të kompeticionit europian, njofton Insajderi.
Kapiteni i Arsenal-it, Pier- Emeric Aubameyang arriti t’i siguronte kualifkimin “Topçinjve” pak minuta nga fundi ndaj Benficës. Portugezët ishin pranë kualifikimit, por sulmuesi nga Gaboni u dogji përfundimisht shpresat.
Edhe pse humbi në fushën e Napolit, Granada kualifikohet me rezultatin tota 2:3 ndaj të ‘kaltërve’.
Skuadra e Gennaro Gattusos arriti të shënonte dy herë në shtëpi, por goli i Montoros në minutën e 25-të vulosi dhe fatin e kualifikimit.
Vlen për t’u përmendur dhe kualifikimi i Moldes ndaj Hoffenhaim-it. Norvegjezët fituan në Gjermani 0:2, teksa sfida e parë në Norvegji u mbyll 3:3. Molde realizoi të pamundurën duke triumfuar në Gjermani.
Tottenham ishte skuadra e parë që siguroi dje kualifikimin për në 1/8-at e Ligës së Europës. Tetë ndeshjet e orës 21:00 do të plotësojnë dhe grupin me 16 skuadrat e kualifikuara për më tej në këtë kompeticion. /Insajderi.com