Të mërkurën, janë mbyllur dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve, Chelsea ka shënuar fitore në Rusi kundër Krasnodar, ndërsa PSG kanë fituar në Turqi kundër Istanbul Basaksehir, njofton Insajderi.
Në grupin E, skuadra londineze, ka fituar me rezultat bindës 0:4 kundër Krasnodar. Golat për ekipin e Lampard u shënuan nga Hudson – Odoi (37’), Werner shënoi nga penalltia në minutën e 76’, golin e tertë e shënoi anësorin marokeni Ziyech 80’, ndërsa golin e katërt e shënoi Pulisic. Me këtë fitore Chelsea tubon katër pikë pas dy ndeshjeve.
Në anën tjetër, në grupin H, nënkampionët e Evropës, PSG ka shënuar fitore solide kundër turqve të Basaksehir me rezultat 0:2. Dy golat për francezët u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa autori i dy golave është sulmuesi italian Moise Kean, i cili shënoi në minutat 64 dhe 79’. Me këtë fitore, francezët sigurojnë pikët e para në ndeshjen e dytë, pasi në ndeshjen e parë kishin humbur nga Manchester United. /Insajderi.com