Ora për transferimin dhe regjistrimin e futbollistëve në Kosovë ka përfunduar. Afati kalimtar i verës për edicionin 2019/20 edhe zyrtarisht e ka gjetur fundin në ora 00:00 të datës 17 gusht.
Lëvizje tejet të çuditshme janë bërë gjatë orëve të fundit të afatit kalimtar, derisa shumë surpriza janë rezervuar nga klubet elitare.
Përveç ardhjeve të shumta në ditën e fundit të afati kalimtar, ka pasur po ashtu edhe largime të shumta, madje edhe të top përforcimeve të ardhura gjatë verës.
Afati kalimtar i verës 2019 do të mbahet mend gjatë për shkak të ardhjes së shumë lojtarëve me eksperiencë në vendin tonë dhe shumave që janë shpenzuar.
40 është numri i debutuesve që priten të luajnë për herë të parë në Superligën e Kosovës me SC Gjilani që është rekordmen apsolut në këtë drejtim me afrimin e 13 futbollistëve të cilët asnjëherë më parë nuk kishin shkelur në tokën “dardane”.
17 është numri i përforcimeve që ka marrë KF Ferizaj në këtë afat kalimtar, duke qenë njëherit klubi më aktiv sa i përket transferimit të futbollistëve.
18 është numri i futbollistëve që llogariten të huaj në futbollin kosovar, pasi që futbollistët e ardhur nga Shqipëria llogariten si futbollistë vendor.
4 është numri i përforcimeve të KF Feronikelit dhe KF Trepçës ’89, njëherit skuadrave që kanë lëvizur më së paku në këtë afat kalimtar.
Në vazhdim do tju sjellim lëvizjet e skuadrave të Superligës në këtë afat kalimtar të verës.
Feronikeli
Afrimet: Besmir Bojku (Huazim 1 vjet nga KF Shkëndija), Argjend Malaj, Milos Krkotic, Haxhi Neziraj
Largimet: Alush Gavazaj, Berat Ahmeti, Ben Hamed Kone, Artur Magani
Prishtina
Afrimet: Kreshnik Uka, Tun Bardhoku, Endrit Krasniqi, Ahmed Januzi, Alban Shillova, Eglant Haxho, Arti Maloku, Leonit Abazi, Max Rugova, Labinot Ibrahimi
Largimet: Arago Jamal, Alen Jasharoski, Mërgim Pefqeli, Arbër Hoxha, Donat Hasanaj, Visar Bekaj, Abdul Bashiru, Bleron Sekiraqa, Argjend Mustafa, Liridon Fetahaj, Basit Khalid
Llapi
Afrimet: Xhelil Abdullahi, Kastriot Selmani, Enis Zabërgja, Besfort Emini, Armin Mujkic, Blendi Memaj , Sebino Plaku, Emit Umut, Erijon Thaçi, Labinot Osmani, Senad Husic, Mërgim Pefqeli, Argjend Mustafa, Mentor Mazrekaj
Largimet: Englant Haxho, Egzon Sinani, Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Gentrit Begolli, Festim Alidema, Remzifaik Selmani (Rikthehet nga KF Shkëndija pas huazimi), Miran Maksuti, Ahmed Januzi, Arizon Rexhepi & Ngadhnjim Mehmeti (huazim te KF Ramiz Sadiku), Besfort Emini & Enis Ukelli (KF Arbëria)
Drita
Afrimet: Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Drilon Islami, Donat Hasanaj, Izair Emini, Darko Tofiloski, Gilberto Fortunato, Bunjamin Shabani, Faton Maloku, Lucas Cardoso, Ardian Cuculi
Largimet: Arbër Shala, Përparim Osmani (Përfundon huazimi 6 mujor nga FC Prishtina), Zgjim Mustafa, Filonit Shaqiri, Përparim Livoreka, Haxhi Neziraj, Endrit Krasniqi, Kyrian Nëabueze, Klajdi Burba, Festim Krasniqi, Mario Kirev, Viktor Kuka
Ferizaj
Afrimet: Donat Kaçiu, Dardan Jashari, Ergon Hyseni, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Taulant Dajaku, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Behar Bardhi, Besart Dushi, Alban Rexhepi, Edon Sadriu, Viktor Kuka, Asamoah Samuel, Prince Këabena Oësu, Nupaya Alhassan, Okyere Rockson
Largimet: Drilon Islamaj, Qëndrim Dautaj, Genc Hamiti, Durim Gashi, Armend Aliu, Veton Shabani, Husein Demiri
Flamurtari
Afrimet: Festim Krasniqi, Edon Zeqiri, Torviol Stullqaku, Ernes Islami, Danin Talloviq, Gentrit Begolli, Erlind Selimaj, Ersin Fetahi
Largimet: Alban Shillova, Flamur Neziri, Florim Berbatovci, Ben Quansah
Drenica
Afrimet: Drin Hodaj, Hasan Hyseni, Genc Hamiti, Përparim Osmani, Argjent Mustafa, Vilfor Hysa, Mikel Kaloshi, Antonio Marku
Largimet: Taulant Dajaku, Kreshnik Uka
Ballkani
Afrimet: Edmond Turku, Kushtrim Gashi, Arbër Hoxha, Durim Gashi, Flamur Gashi, Albin Berisha, Albin Kapra, Egzon Sinani, Artur Magani, Bleron Sekiraqa, Ermal Krasniqi, Marius Stephane Tatkeu Yimkoua, Effa Lazare Tristan Dylan, Liridon Fetahaj
Largimet: Dardan Jashari, Ilir Gegaj, Leutrim Gashi, Gentian Elezaj, Leart Emini, Ledjon Muçaj, Almir Ajzeraj (Rikthehet pas huazimit nga KF Skënderbeu), Borche Manevski, Aldin Adzovic
Trepça ‘89
Afrimet: Leart Emini, Rron Statovci, Berat Ahmeti, Ëalter Ventura
Largimet: Elton Basriu, Ergys Mersini, Orges Gava, Renato Hyshmeri, Hasan Hyseni, Rrahim Nimani
Gjilani
Afrimet: Shkëlqen Ruçi, Erlis Frashëri, Oltion Rapa, Jackson Ferreria, Muhamet Useini, Qëndrim Dautaj, Bedri Greca, Gerhard Progni, Tomislav Busic, Fjoart Jonuzi, Ylli Shameti, Muhamed Dubova, Sangare Abdoulaye, Toure Souleymane Sassio, Djofolo Dorgeles Culibaly.
Largimet: Donat Kaçiu, Endrien Magani, Vilson Lila, Fisnik Papuçi, Jefferson Lopes, Semir Hadzibulic, Vilfor Hysa, Shpend Asani, Kledi Koci, Ansi Nika, Qëndrim Ismajli & Arlind Ismajli (Huazim 1 vjeçar te KF Dardana), Kujtim Dubova, Arbër Mustafa, Altin Aliu (huazim 1 vjeçar te KF Vllaznia Pozheran)
Vushtrria
Afrimet: Rinor Karaqa, Petrit Tahiri, Kujtim Pantina, Besfort Dervishaj, Qendrim Gashi, Bashkim Shala, Enes Manxholli, Ledjon Muçaj, Jasmin Rraboshta, Klevis Lushaku, Eri Lamçja, Nertil Hoxhaj
Largimet: Kastriot Selmani, Labinot Osmani, Leutrim Kadriu, Eugen Rafuna, Alban Rexhepi, Korab Hasani, Kreshnik Nebiu
Dukagjini
Afrimet: Elton Basriu, Ilir Mustafa, Altik Muhaxhiri, Jeton Dushi, Ilir Syla, Altin Lloga, Denis Haliti, Flamur Neziri, Husein Demiri, Orges Gava, Albion Osmani
Largimet: Edmond Turku, Endrit Elezaj, Dukagjin Gashi, Kadri Kastrati, Burim Qorri, Drin Lladrovci