Mbyllet në karantinë kryeministrja Marin

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin mori sot vendimin të punojë nga distanca, pasi një punonjës në rezidencën e saj zyrtare, u zbulua se kishte qenë në kontakt me dikë të infektuar me koronavirus, njoftoi qeveria finlandeze.

Mbyllet në karantinë kryeministrja Marin

”Ky vendim është një masë paraprake”, tha zyra e kryeministres.

”As Marin dhe as punonjësi nuk kanë ndonjë simptomë, por Marin po testohet për virusin”, shtoi ajo.

Punonjësi ishte në karantinë, por nuk ka qenë në kontakt me kryeministren, familjen e saj apo këshilltarët më të afërt.

Qeveria tha se “mundësia e ekspozimit është jashtëzakonisht e ulët” dhe se Marin ”duhej të përdorte video konferencat për punën e saj”.

Marin do të marrë pjesë në samitin e Këshillit Europian përmes video konferencës.

Finlanda ka 4 300 raste me koronavirus dhe 155 vdekje./ata,