Derbi i javës së 10-të në Premier League, mes Chelsea dhe Tottenham është mbyllur pa fitues, njofton Insajderi.
Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge”, nuk ka prodhuar gola, edhe pse raste shënimi kishte nga të dyja palët, mirëpo ndeshja në përgjithësi ishte me ritëm të ngadaltë dhe e përqendruar në mesin e fushës.
Pjesa e parë e takimit ishte e balancuar, ku të dyja ekipet kishin mundësi shënimi, ndërsa pjesa e dytë, i takoi ekipit të Lampard, por pa arritur të shënonin në portën e Lloris.
Kështu, pas katër fitoresh radhazi, ekipi i Mourinhos ndalet në barazim në derbin e Londrës.
Me këtë pikë të fituar, Tottenham ruan kryesimin në tabelë, me 21 pikë, ndërsa me këtë pikë, Chelsea shkon në kuotën e 19 pikëve dhe ndodhet në vendin e tretë në Premier League. /Insajderi.com