
Atletico i Madridit dhe Reali i Madridit e kanë mbyllur në barazim derbin mes tyre, i cili u vendos nga dy gola, nga një për secilën pjesë, njofton Insajderi.
Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me Luis Suarezin, i cili pas një shpërthimi në minutën e 15-të ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Pas këtij goli, skuadra e Zidane u mundua të reagonte, por hasi një rezistencë të fortë në mbrojtje të Atleticos.
Duhet të vinte minuta e 88-të, që të vendosej baraspesha, me Benzema-n, që konkretizoi pas një aksioni model nga skuadra e tij.
Nga ky barazim më tepër përfiton Barcelona e vendit të dytë që ka 56 pikë, pasi e shikon tashmë Atleticon kryesues katër pikë para, ndërsa Realin e lë dy pikë pas. /Insajderi.com